Bashkoju Misionit Tonë - Flag Pine
FLAG PINE • KOMUNITETI

Bashkoju
Misionit Tonë

Së bashku mund të mbrojmë biodiversitetin, ekosistemet detare dhe trashëgiminë natyrore të Zonave të Mbrojtura dhe mjedisit që na rrethon.

Kod Sjelljeje për Turistë të Përgjegjshëm

Vizitorët kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës, kulturës dhe komuniteteve lokale. Duke ndjekur praktika të përgjegjshme gjatë udhëtimit, secili kontribuon në mbrojtjen e ekosistemeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Respekto dhe Mbro Mjedisin

  • Përdor metoda të qëndrueshme transporti dhe redukto ndotjen.
  • Ndiq parimin: Redukto • Ripërdor • Riciklo.
  • Shmang produktet plastike dhe mbetjet e panevojshme.
  • Redukto konsumin e ujit dhe energjisë.

Mbështesni Ekonominë Vendase

  • Blini produkte artizanale dhe lokale.
  • Respektoni operatorët ekonomikë dhe komunitetin vendas.
  • Përdorni shërbime të sigurta dhe të njohura.
  • Kontribuoni në zhvillimin ekonomik lokal.

Jini Udhëtarë të Informuar

  • Informohuni mbi rregulloret dhe zonat që vizitoni.
  • Përdorni qendra informacioni dhe guida lokale.
  • Respektoni traditat, zakonet dhe kulturën lokale.
  • Mbroni natyrën dhe jetën e egër.

Eksploro Natyrën me Përgjegjësi

Gjatë vizitës suaj ndihmoni në mbrojtjen e biodiversitetit, shmangni aktivitetet që dëmtojnë natyrën dhe përdorni shtigjet ekzistuese për të minimizuar ndikimin në ekosistem.

Ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore është përgjegjësi e përbashkët. Sjellja e përgjegjshme ndihmon që këto vlera të ruhen edhe për brezat e ardhshëm.

Na Kontaktoni
Flag Pine
Super Footer - Flag Pine