Publikime Ligjore | Flag Pine

Publikime Ligjore

Baza ligjore për zonat e mbrojtura, menaxhimin, kërkimin shkencor dhe tarifat

Ligj

Ligji Nr. 81/2017 "Për Zonat e Mbrojtura"
Ligji bazë që përcakton shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore në Republikën e Shqipërisë. Përfshin kategoritë e zonave të mbrojtura, zonimin, të drejtat dhe detyrimet.
4 maj 2017 PDF, 40 faqe
Shiko / Shkarko PDF

Urdhër Ministri

Urdhër Nr. 750, datë 24.11.2015 - Miratimi i Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan
Urdhëri që miraton planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Ekosistemit Natyror Detar pranë Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit, duke përcaktuar strukturat përgjegjëse për zbatimin.
24 nëntor 2015 PDF, 2 faqe
Shiko / Shkarko PDF

Vendim KKT

Vendim Nr. 10, datë 28.12.2020 - Për miratimin e kufijve të zonave të mbrojtura
Ky vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit miraton kufijtë dhe zonimin e brendshëm të zonave të mbrojtura, përfshirë Parkun Kombëtar Llogara, Karaburun-Sazan, Porto Palermo dhe të tjera.
28 dhjetor 2020 PDF, 3 faqe
Shiko / Shkarko PDF

Vendim

Vendim - Për kriteret e ushtrimit, miratimit dhe monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore
Dokumenti që përcakton metodologjinë dhe kriteret e zonimit të territorit të zonave të mbrojtura mjedisore, duke ndarë në nënzona: qendrore, përdorim tradicional, rekreacion, buferike dhe trashëgimi kulturore.
2020 PDF, 7 faqe
Shiko / Shkarko PDF

VKM

VKM Nr. 557, datë 29.07.2022 - Për shpalljen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të Gjirit të Porto-Palermos "Park Natyror"
Vendimi që shpall Parkun Natyror Porto Palermo (Kategoria IV), me sipërfaqe 1,694.98 ha, ku 87.93% janë sipërfaqe detare dhe 12.07% tokësore. Përcakton ndarjen në tre nënzona dhe rregullat e menaxhimit.
29 korrik 2022 PDF, 4 faqe
Shiko / Shkarko PDF

VKM

VKM Nr. 1156, datë 24.12.2020 - Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat në zonat e mbrojtura
Vendimi që përcakton tarifat për aktivitete ekonomike, turistike, kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura, si dhe tarifat e hyrjes për vizitorët. Përfshin edhe tarifat për kamping, zhytje, filmim etj.
24 dhjetor 2020 PDF, 10 faqe
Shiko / Shkarko PDF

VKM

VKM Nr. 302, datë 10.05.2019 - Për kriteret e ushtrimit, miratimit dhe monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore
Ky vendim përcakton kriteret për ushtrimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura, procedurat e miratimit nga AKZM-ja, formulari i aplikimit dhe detyrimet e studiuesve.
10 maj 2019 PDF, 64 faqe
Shiko / Shkarko PDF
Super Footer - Flag Pine