Home Lajme 𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗞𝗹𝗶𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗖𝗼𝗽𝗲𝗿𝗻𝗶𝗰𝘂𝘀 – 𝗡𝗴𝗮 𝗞𝗿𝗼𝗮𝗰𝗶𝗮 𝗻ë 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶!
Lajme

𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗞𝗹𝗶𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗖𝗼𝗽𝗲𝗿𝗻𝗶𝗰𝘂𝘀 – 𝗡𝗴𝗮 𝗞𝗿𝗼𝗮𝗰𝗶𝗮 𝗻ë 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶!

Share
Share

Vazhdojmë angazhimin tonë për edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike, duke sjellë në Shqipëri përvojën dhe njohuritë e fituara gjatë vizitës studimore në Kroaci, në kuadër të projektit “Space data for climate action”.

Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë të njihemi nga afër me përdorimin e programit evropian Copernicus, i cili ofron të dhëna satelitore për monitorimin e klimës, mjedisit, zjarreve, përmbytjeve dhe ndryshimeve në territor.

Sot, këto njohuri po replikohen në shkollat shqiptare përmes aktiviteteve praktike, dhe punëtorive me nxënës dhe mësues, duke i fuqizuar të rinjtë të kuptojnë më mirë sfidat klimatike dhe rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.

Në sajë të aktiviteteve u konkludua se:

Të dhënat satelitore mund të përdoren në mësimdhënie për të kuptuar më mirë ndikimin e ndryshimeve klimatike;

Shkollat mund të përfshijnë teknologjinë dhe analizën e të dhënave reale në procesin mësimor; Nxënësit mund të zhvillojnë aftësi kritike duke analizuar fenomene konkrete në mjedisin ku jetojnë.

Duke lidhur përvojën ndërkombëtare me realitetin lokal, po ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe po mbjellim dijen mjedisore tek brezi i ri.

Share
Super Footer - Flag Pine