Kreu Lajme Përmbyllëm me sukses projektin “Të Dhëna Hapësinore për Veprime për Klimën”
Lajme

Përmbyllëm me sukses projektin “Të Dhëna Hapësinore për Veprime për Klimën”

Shpërndaj
Shpërndaj

Zhvilluam konferencën përmbyllëse të projektit “Të Dhëna Hapësinore për Veprime për Klimën”, së bashku me partnerët tanë nga Zdravi grad dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Ambasadës së Kroacisë në Shqipëri, AdZM Vlorë, Bashkisë Vlorë, Bashkisë Himarë, Universitetit të Vlorës, organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komunitetit.

Projekti synoi të promovojë integrimin e teknologjive dhe të dhënave hapësinore në proceset e monitorimit dhe kuptimit të ndryshimeve klimatike, duke mbështetur përfshirjen e tyre në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Shqipëri dhe duke adresuar boshllëqet ekzistuese në këtë fushë.

Ndër rezultatet kryesore të projektit përfshihen:

-Hartimi i një Plani Veprimi për integrimin e teknologjive hapësinore në kurrikulën arsimore shqiptare, bazuar në analizën e kurrikulës dhe të dhënat e mbledhura nga nxënës dhe mësues në tre qytete.
-Hartimi i një manuali për edukatorët mbi teknologjitë dhe të dhënat hapësinore.
-Trajnimi i përfaqësuesve të institucioneve arsimore dhe organizatave të shoqërisë civile përmes një vizite studimore në Kroaci.
-Zhvillimi i orëve edukative dhe workshop-eve me nxënës dhe studentë në Qarkun e Vlorës.

Gjatë konferencës u prezantuan rezultatet dhe arritjet kryesore të projektit, u diskutua roli i të dhënave hapësinore në adresimin e sfidave klimatike dhe u eksploruan mundësitë për bashkëpunime të ardhshme. Falënderojmë të gjithë partnerët, institucionet dhe pjesëmarrësit për angazhimin e tyre aktiv dhe për kontributin në suksesin e kësaj nisme!

Super Footer - Flag Pine