Sot shënojmë 16 vite përpjekjesh të vazhdueshme për menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan — një arritje e rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri.
Gjatë këtyre viteve, parku është kthyer në një model suksesi për menaxhimin e zonave të mbrojtura detare, duke dëshmuar se partneritetet e forta, angazhimi i komunitetit dhe një vizion i përbashkët sjellin rezultate afatgjata.
Nga përfshirja e komunitetit dhe ndërgjegjësimi publik, te monitorimi shkencor dhe bashkëpunimi me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, çdo hap ka kontribuar në ruajtjen e këtij ekosistemi të çmuar detar.
Së bashku me partnerët tanë kombëtar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura , lokal dhe donatorët The MedFund , MedPAN-network , Beyond Plastic Med – BeMed, EuroNatur , vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme ku natyra dhe njerëzit bashkëjetojnë në harmoni.