Home Lajme 𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐑𝐚𝐝𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐚𝐫𝐤𝐮𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐮𝐧-𝐒𝐚𝐳𝐚𝐧
Lajme

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐑𝐚𝐝𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐚𝐫𝐤𝐮𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐮𝐧-𝐒𝐚𝐳𝐚𝐧

Share
Share

Vijuam sot me takimin e radhës për diskutimin dhe mbjedhjen e komenteve dhe sygjerimeve mbi planin e ri të menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Në takimin e realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë ndamë punën e realizuar prej grupit të punës dhe grupit të ekspertëve për realizimin e një plani i cili do të mundësojë një menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të parkut detar. 

Përmes një qasjeje të bazuar në gjetje faktike, të udhëhequr nga eksperiencat, mësimet dhe analiza e boshllëqeve dhe mundësive për përmirësim, janë identifikuar objektiva konkrete, targete të matshme dhe indikatorë të qartë për monitorimin e progresit dhe vlerësimin e rezultateve në kohë. Këto elemente do të shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e veprimeve të mirëkoordinuara ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe aktorëve lokalë, duke siguruar një menaxhim të integruar dhe afatgjatë të parkut. 

Gjithashtu, komentet dhe sugjerimet e mbledhura gjatë takimit do të reflektohen në përmirësimin e mëtejshëm të draft-planit, për ta bërë atë sa më gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm në praktikë.

Puna dhe projekti për rishikimin e planit të menaxhimit të PKD Karaburun Sazan zbatohet nga Shoqata Flag Pine në partneritet me Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë me mbështetjen financiare të MedPAN-network k dhe bashkëfinancim nga The MedFund , EuroNatur dhe #MonkSealAlliance.

Share
Super Footer - Flag Pine